Moto GP

Marquez: Në Barcelonë për hakmarrje, para fansave dua fitoren

Pas zhgënjimit në garën e zhvilluar në Itali 10 ditë më parë, piloti spanjoll Marc Marquez kërkon të hakmerret dhe të fitojë garën e ardhshme që zhvillohet në shtëpinë e tij, në Barcelonë. Kampioni i botës në fuqi në Moto GP është shprehur sot i kënaqur që do të pilotojë para fansave të tij. “Sa herë që garoj në shtëpinë time, para fansave të mirë, jam i lumtur dhe shpresoj t’u dhuroj atyre një garë të mirë. Atmosfera që krijohet këtu gjithnjë me jep energji shtesë. Në këtë pistë kemi bërë teste të mira disa javë më parë, ndaj shpresoj edhe në një garë të mirë këtë fundjavë”, u shpreh Marquez.

Pista e këtij viti do të ketë disa modifikime, të cilat mund të ndikojnë disi në rezultat, por kjo gjë nuk e shqetëson spanjollin. “Asfalti është i ri, ndaj do të shohim se si do të përshtaten gomat edhe pse kjo nuk duhet të përbëjë me problem. Këtu pati një garë të Formula 1 dhe ka krijuar pak probleme në pistë, sidomos në frenim në disa pjesë të saj. Ka disa kthesa të vështira, me të cilat duhet të jesh i kujdesshëm dhe të përshtatesh ashtu si duhet. Gjithsesi, për mua është një pistë e preferuar dhe shpresoj të bëj më të mirën, për të dueluar për dodium dhe fitore”, tha Marc Marquez.

Më shumë nga Moto GP