Moto GP

Marquez: Respekt maksimal për Rossin, fantastik për moshën që ka

Kampioni i botës në fuqi në Moto GP, spanjolli Marc Marquez, gjatë këtyre ditëve pushim të Botërorit ndodhet me familjen e tij, por sot ka zhvilluar një video-chat me fansat e tij në “Facebook”. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me Valentino Rossi pas konflikteve një vit më parë dhe se mes tyre tashmë marrëdhënia është më e mirë. “Është një pilot i madh, një kampion dhe është e pabesueshme ajo që arrin të bëjë në moshën e tij. E respektoj 100%. Marrëdhënia jonë është tërësisht profesionale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Marc Marquez.

Kampioni i botës në fuqi në Moto GP, spanjolli Marc Marquez

Piloti i Hondës shprehet se shpreson që vitin tjetër të shohë në Botërorin e Moto Gp vëllanë e tij më të vogël Alex, që aktualisht garon në Moto 2. “Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja shokun e skuadrës do të preferoja vëllain tim Alex. kur ai të garojë në Moto GP do të jetë një moment special për të dhe për mua. Atëherë do ta konsideroj një rival si gjithë të tjerët”, tha Marquez, që nuk i pëlqen të konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të historisë. “Çdo epokë ka kampionin e saj, unë dua të fitoj sa më shumë dhe të shfrytëzoj momentin”.

Më shumë nga Moto GP