Moto GP

Marquez: Titulli është pranë, por matematika s’na lejon të festojmë

Fitorja në Tajlandë nuk ishte aspak e lehtë, pasi shpesh më ka ndodhur që në duelet me Ducatin e kam humbur garën në xhiron e fundit”, ka deklarur piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, që me triumfin në pistën e Buriram ka hipotekuar titullin e shtatë kampion në karrierën e tij. Kryesuesi i Moto GP, ka 77 pikë avantazh karshi Andrea Doviziozo, ndaj të cilit spanjolli dueloi deri në kthesën e fundit, duke korrur suksesin e shtatë sezonal.

Me 4 gara nga fundi, titulli kampion këtë sezon për Marquez është një formalitet, madje spanjolli mund të festojë që në garën e ardhshme, në Japoni. “Fitorja në Tajlandë ishte e rëndësishme, por matematika në thotë se duhet të presim. E gjithë skuadra ka punuar mirë dhe kjo më motivon për të bërë një betejë të fortë deri në fund. Në Japoni shkoj për titullin, për të fituar dhe jo për të administruar”, u shpreh Marc Marquez.

Më shumë nga Moto GP