Moto GP

Marquez: Triumf i jashtëzakonshëm në një garë të çmendur

Marc Marquez është rikthyer te fitorja në Botërorin e Moto GP dhe këtë e bëri duke triumfuar në pistën e Assen (Holandë), në fund të një garë të çmendur, ku parakalohej thuajse në çdo kthesë e ku 5 pilotë dueluan deri në fund për fitoren. “Që kur nisi gara e kuptova se do të kishte qenë e vështirë, pasi të gjithë pilotët ishin të shpejtë dhe alternoheshim mes nesh në krye”, tha Marquez.

Më tej, piloti i Honda shton: “Nuk ishte e lehtë të shkëputesha, pasi beteja ishte e madhe. Dukej si një garë e kampionatit të Moto 3. Mendoj se arrita ta administroj më mirë gomën dhe kjo më ndihmoi në dy xhirot e fundit, ku krijova një shkëputje të lehtë”.

Triumfi në Assen ishte i jashtëzakonshëm, një garë me shumë adrenalinë, ndaj jam i kënaqur. Kjo ishte një garë ku mund të fitojë apo gaboje në çdo moment, pasi duhej të kishe nën kontroll gjithçka ndodhte nga pas. Prita dhe në fund ia dola mbanë të fitoja”, u shpreh Marc Marquez.

Më shumë nga Moto GP