Moto GP

Marquez triumfon edhe në Tajlandë, Dovizioso dorëzohet xhiron e fundit

Marc Marquez fitoi garën e Çmimit të Madh të Tajlandës në Moto GP, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion. Piloti spanjoll i Honda fitoi duelin me Andrea Doviziozo (Ducati), që u rendit i dyti, sfidë që dy pilotët e zhvilluan gjatë gjithë garës, e cila ishte e hapur deri në finish. Rikthehet Yamaha, që me dy pilotët e saj bëri një garë të mirë dhe renditet në vendet 3-4, me Maverick Vinales që la pas shokun e tij të skuadrës Valentino Rossi (ky i fundit e udhëhoqi atë edhe për disa xhiro në fillim).

Gara e zhvilluar në pistën e Buriram ishte e jashtëzakonshme, me emocione pafund, sidomos në 4 xhirot e fundit, ku herë kryeson Marquez e herë Dovizioso, që shkëmbejnë shpeshherë vendet mes tyre në krye të renditjes. Dhe, ashtu sikurse u parashikua, gjithçka u vendos në kthesat e fundit, me spanjollin që parakalon italianin e Ducati, duke korrur suksesin e tetë sezonal dhe tashmë udhëheq me 77 pikë në renditje, me 4 gara nga fundi. I treti doli Vinales, që rikthen motirin Yamaha në podium pas 5 garash.

 

Më shumë nga Moto GP