Moto GP

Marquez vë në rresht rivalët, siguron “pole” edhe në Gjermani

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” në pistën e Sachsenring, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Moto GP. kampioni i botës në fuqi dhe kryesuesi i Botërorit 2018 i mbylli provat zyrtare me kohën 1’20”270, rekord për pistën, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në kampionat. Në vijën e parë të nisjes, së bashku me spanjollin, do të jenë Danilo Petrucci me Ducati Pramac (i dyti) dhe Jorge Lorenzo (Ducati).

Por mjaft e fortë edhe vija e dytë e startit të garës, ku janë tri pilotë pretendentë për titullin kampion, pasi njëri pas tjetrit u renditën spanjolli Maverick Vinales (Yamaha) dhe italianët Andrea Dovizioso (Ducati) e Valentino Rossi (Yamaha). Një tjetër fakt që tregon se gara nesër (starti ora 14:00) ka për të qenë spektakolare është se 9 pilotët e parë janë të gjithë brenda gjysmë sekondi, çka konfirmon se diferencat mes pilotëve janë të vogla, thuajse ineksiztente.

Më shumë nga Moto GP