Kampionatet në Europë

Marquinhos: Neymar do t’i injorojë të gjitha spekulimet…

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, mbështeti Neymarin që të shkëlqejë kundër Real Madridit, pavarësisht se është një objektiv i gjigantëve të La Liga-s. Neymar dhe PSG përballen me Real Madridin sonte, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, në “Santiago Bernabeu”. Deri në këtë përplasje, braziliani ndërkombëtar ka qenë i lidhur me një kalim në Madrid, pavarësisht se u bashkua me PSG-në vitin e kaluar. “Goal.com” kupton se Neymar, në fakt, do të lejohet të largohet nga “Parc des Princes” për në kryeqytetin spanjoll vetëm nëse PSG-ja do të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon. Por Marquinhos tha se shoku i tij i skuadrës, i cili ka shënuar 28 gola këtë sezon, do t’i injorojë të gjitha spekulimet. “Neymar është një lojtar që kontrollon emocionet e tij dhe presionin e mirë. E demonstron këtë në fushë, – tha mbrojtësi i parizienëve në një konferencë shtypi. – Ai është një lojtar me personalitet, është duke bërë gjëra të mira në Paris”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë