Kampionatet në Europë

Marrëveshja e Interit me Rafinha është e komplikuar, ja pse

Sipas një raporti të “Corriere dello Sport”, në fakt, Barcelona ka rritur kërkesat e saj për shërbimet e brazilianit dhe tani kërkon 30 milionë euro, plus bonuse, një shifër shumë më të lartë se ajo e ofruar nga klubi i Interit, i cili shtyu deri në 20 milionë euro, plus 3 milionë të tjera shpërblime. Marrëveshja për mesfushorin bëhet kësisoji më e vështirë. Tashmë, Interi mendon të shkojë përpara duke synuar zgjatjen e huazimit në 6 deri 18 muaj, për të shtyrë kohën e blerjes. Ndërkohë, zikaltrit vazhdojnë presionin e tyre për një tjetër lojtar, Joaquin Correa të Sevilla dhe Nicolas Gaitan të Atletico Madrid. I pari nuk është në mesin e bartësve të Sevilla, por Vincenzo Montella i ka thënë presidentit të tij se nuk do të privohet nga ky lojtar. Interi ofron João Mario në kthim, por në këtë moment gjërat kanë ngecur. Interi vazhdon të mbajë gjurmët që e çojnë te braziliani Ramires, i cili mund të vijë nga Jiangsu.

Më shumë nga Kampionatet në Europë