Connect with us

Miks Bota

Marrëveshja: Olimpiada 2024 në Paris, ajo 2028 në Los Anxhelos

Pak orë pas deklaratës së presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, se në shtator mund të caktohen qytetet fituese të dy Olimpiadave, asaj të vitit 2024 dhe asaj 2028, sot është mësuar se marrëveshja është pranë. Mediat amerikane (Wall Street Journal) zbulojnë se IOC ka biseduar me përfaqësuesit e dy qyteteve kandidate të mbetura në garë për Olimpiadën e vitit 2024, Parisin e Los Anxhelosin, për një kompromis mes tyre.

Parisi, qyteti kandidat per Olimpiaden e vitit 2024

Ideja është që Olimpiada e vitit 2024 të organizohet në Paris (Francë) dhe ajo e vitit 2028 në Los Anxhelos (Amerikë). Të dyja qytetet në garë janë kandidate të shkëlqyera, fakt që e ka konfirmuar dje Bach, që po punon për një kompromis dhe t’u japë atyre të drejtën të organizojnë dy Olimpiadat e ardhshme pas asaj të “Tokio 2020”. IOC ka mbetur e mahnitur nga programi i të dyja kandidaturave, ndaj nuk dëshiron t’i ikë ky shans.

Të dyja qytetet në garë janë kandidate të shkëlqyera, fakt që e ka konfirmuar dje Bach, që po punon për një kompromis dhe t’u japë atyre të drejtën të organizojnë dy Olimpiadat e ardhshme pas asaj të “Tokio 2020”

Si Parisi ashtu dhe Los Anxhelosi deklaruan pak kohë më parë se në rast se humbasin garën për vitin 2024, nuk do të garojnë në vitin 2028, ndaj dhe po punohet për një kompromis, për të kënaqur të dyja palët. Kurrë më parë nuk është caktuar në një ditë të vetme dy Olimpiada, por në shtator të këtij viti kjo gjë mund të ndodhë për herë të parë. IOC synon t’i japë Parisit Olimpiadën e viti 2024, plot 100 vjet pas asaj të vitit 1924, ndërsa në Amerikë për herë të fundit Lojërat janë organizuar në vitin 1996 (në Atlanta).

Los Anxhelos, qyteti kandidat per Olimpiaden e vitit 2024

Më shumë nga Miks Bota