Boks

Marrëveshja, Usyk mbron titujt kampionë ndaj Tony Bellew më 10 nëntor

Eddie Hearn, promotori dhe menaxheri I njohur i boksit, ka bërë me dije sot se ai po punën që kampioni i botës në peshën “cruiserweight”, ukrainasi Aleksandr Usyk, të mbrojë titujt ndaj britanikut Tony Bellew më 10 nëntor, në Britaninë e Madhe. Usyk, i pamposhtur në ring (15 fitore e asnjë humbje), është kampioni i padiskutueshëm i këtij Divizioni dhe mban titujt e kategorive IBF, WBA, WBO dhe WBC.

Ndërsa Bellew, 30 fitore, 2 humbje dhe një barazim, ish-kampion bote në këtë Divizion, dy sfidat e fundit i ka zhvilluar në peshën e rëndë, kur ka mundur David Haye. “Besoj se do të arrijmë shumë shpejt një marrëveshje për duelin mes Usyk dhe Belleë për datën 10 nëntor. Duhet të nxitojmë për të vendosur datën para se të tjerët të zënë atë periudhë, pasi bëhet fjalë për një sfidë të madhe”, tha Hearn.

Menaxheri britanik i frikësohet faktit se mos kjo sfidë do të dalë në plan të dytë, pasi në atë periudhë parashikohet të zhvillohet edhe dueli i peshës së rëndë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, i vlefshëm për titullin kampion bote. Në rast se arrihet marrëveshja, Usyk konsiderohet favorit, ndërsa Bellew ka thënë se kjo do të jetë sfida e tij e fundit si profesionist.

Më shumë nga Boks