Merkato

Marseille ka vendosur, vjen Balotelli ose Zaza

Olympique Marseille do të bëjë një ofertë të fundit për Mario Balotelli-n e Nice, ndërkohë që Zaza është alternativa.

Sipas Sky Sport Italia, klubi francez ka organizuar një samit për të diskutuar situatën.

Në dy vite te Nice, Balotelli ka shënuar 43 gola në 66 ndeshje, por e ka bërë të qartë qëllimin për t’u larguar.

Ai ka vizituar qendrën stërvitore të Marseille muajin e kaluar për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, që kanë inatosur së tepërmi klubin e tij aktual.

Balo më pas refuzoi të paraqitej në stërvitje me Nice, teksa klubi refuzoi ofertën e Marseille.

Ndërkohë po punohet edhe për një marrëveshje për Zaza me Valencia-n, por Balotelli mbetet prioritet. Raportohet se e premtja do të jetë vendimtare.

Nëse Marseille nuk bind Nice, atëherë Zaza do të jetë objektivi kryesor.

Më shumë nga Merkato