Premier League

Martial i zhgënjyer, kërkon të largohet nga Manchester United

Martial dëshiron të largohet nga Manchester United pas tri sezonesh. Kjo është thënë nga agjenti i tij, Philippe Lamboley, në një intervistë me “RMC Sport”. Përfaqësuesi i lojtarit tha se kanë negociuar rinovimin e tij për shumë muaj, por nuk kanë arritur një marrëveshje.

“Pasi ka menduar për të gjitha mundësitë, Anthony dëshiron të largohet nga Manchester United. Ka shumë parametra, por tani për tani është e parakohshme të flasim për këtë, ai do të flasë më vonë”, – tha Lamboley.

Agjenti foli edhe për qëndrimin e drejtuesve të “Djajve të Kuq”: “Manchester United do që ta vazhdojë kontratën e Antonit, por nuk kemi gjetur një marrëveshje. Unë mendoj se, kur Manchester United, i cili është klubi më i fuqishëm në botë, nuk arrin një marrëveshje për tetë muaj negociata, në të vërtetë nuk dëshiron ta bëjë atë, edhe pse flasim për një lojtar të rëndësishëm. Është një vendim i mirëpritur, por edhe shumë i rëndësishëm. Mjafton të kujtojmë se ai ende ka një kontratë dhe klubi nuk e ka thënë fjalën e fundit”.

Lamboley theksoi se lojtari është “i zhgënjyer” sepse “në tri sezone ka treguar dashurinë e tij për klubin dhe mbështetësit e tij”. Dhe ai zbuloi: “Gjithashtu, mund t’ju them se pa mbështetjen e pakushtëzuar të tifozëve, Anthony do të kishte kërkuar të largohej më parë. Ai ka dhënë më të mirën për tri sezonet. Merkatoja? Unë nuk mund të them asgjë për këtë, por mendoj se nga momenti që një lojtar si Anthony të dalë në treg, shumë klube do të jenë të interesuara”.

Më shumë nga Premier League