Premier League

“Martial nuk është i denjë për Manchester United”

Ish-trajneri i Anglisë Sam Allardyce ka sulmuar sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Lojtari francez kishte mundësinë të tregonte aftësitë e tij teksa e nisi si titullar ndeshjen e së dielës ndaj Brighton për shkak të dëmtimit të Alexis Sanchez.

Por 22-vjeçari, si shumica e shokëve të ekipit, nuk arriti të bënte një paraqitje të mirë në humbjen 3-2 ndaj Brighton.

Duke folur për beIN Sports, ish-trajneri i West Ham dhe Everton shprehet: “Nuk ka rëndësi se cili trajner e ka sjellë Martial te Manchester United, ai nuk është i denjë për atë fanellë.

“Ai nuk është lojtari që klubi shpresonte të blinte. Ai është një adoleshent që u ble për 60 mln euro. Por ky është sezoni i tretë por nuk është më mirë se në sezonin e parë.

“Ai duhet të ishte përmirësuar. Ai duhet të ishte në një nivel me Leroy Sane, por nuk është. Dhe ky nuk është faji i Mourinho-s.

Më shumë nga Premier League