Connect with us

Futboll

Mata befason: Blemë Lukakun, por mund të vijë edhe Morata

Mata befason: Blemë Lukakun, por mund të vijë edhe Morata

Manchester United ka tre nga futbollistët spanjollë më të mirë në treg, por Juan Mata shpreson që grupi të shtohet. Mesfushori i “Djajve të kuq” beson se Alvaro Morata ende ka shanse për t’u transferuar në “Old Trafford”, pavarësisht blerjes së Romelu Lukakut.

Sa e çuditshme është kjo?

Aspak! Jose Mourinho është prej kohësh i interesuar për sulmuesin e Real Madridit, por deri tani ka marrë vetëm refuzime nga ish-klubi i tij. 75 milionë paundët e shpenzuar për belgun Lukaku janë lajmi i muajit në Manchester, por kjo nuk e ndal ëndrrën e dytë të trajnerit, duke marrë parasysh largimin e legjendës Wayne Rooney.

Flashback… #sunglasses #fashion #cool #summer @marcjacobs

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata) on

“Duket e vështirë ta shohim Moratën me fanellë të kuqe, meqë erdhi Lukaku. Kemi firmosur me një lojtar të rëndësishëm në sulm dhe është e vështirë, por kurrë nuk i dihet. Në ditët e fundit mund të ndodhë diçka. Unë i uroj më të mirat atij”, – ka thënë Mata së fundmi.

Ideja e shkëmbimit

Manchester United dhe Real Madridi mund të bëjnë ndoshta edhe një shkëmbim, sepse kampionët e Evropës kanë interes për portierin David de Gea dhe nuk përjashtohet mundësia që dy spanjollët të ndërronin vendet. Vlera e gardianit të portës është thuajse e njëjtë me atë të sulmuesit. Mata, gjithsesi, nuk e mendon kështu. “Mendoj se De Gea do të qëndrojë”.

 

Më shumë nga Futboll