Bundesliga

Mata ka sukses me nismën e tij, Nagelsmann fal 1% të pagës

Mata ka sukses me nismën e tij, Nagelsmann fal 1% të pagës

Mesfushori i Manchester United-it, Juan Mata, në muajin gusht reklamoi nismën më të fundit për t’i shtuar vlerat futbollit, që të ketë një ndikim më konkret në jetën e njerëzve.

Ai fali i pari 1% të pagës së tij te “Djajtë e kuq”, me shpresën se do ta ndiqnin edhe lojtarë të tjerë. Në Gjermani, shoqëruesi i tij i parë ishte mbrojtësi i Bayern-it dhe kombëtares gjermane, Mats Hummels. Tani, personazhi i radhës nga futbolli gjerman i cili i bashkohet kësaj nisme interesante është Julian Nagelsmann.

Trajneri i Hoffenheim-it nuk është ndër më të paguarit në botë, por thekson se 1/100-ta e pagës për profesionistët e futbollit nuk janë gjë. “Le të jemi të sinqertë: 1% e pagës për njerëz si ne, që jemi shumë rehat me këtë profesion, nuk na prish punë aspak”, – shprehet 30-vjeçari.

Kur mendon se 1% e pagës së një lojtari apo trajneri vlen sa shpëtimi i jetës së një fëmije, ndoshta kjo nismë duhet kthyer në ligj. Jo? Mos u bëni kurnacë!

Më shumë nga Bundesliga