Futboll

Materazzi: Buffon do të kërkojë falje, nëse do të isha unë…

“Duhet t’i jetosh ato momente për të kuptuar më mirë. Poshtë fanellën ka një njeri, një zemër që rreh, gjak që rrjedh në vena. E respektoj atë që ka bërë Gigi”.

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Inter, nuk mendon se Buffon duhet të kritikohet për sjelljen dhe fjalët e thëna kundrejt arbitrit Oliver, “fajtor” për dhënien e penalltisë që eliminoi Juventus-in nga Champions League.

“Kur jeton momente të tilla dhe shikon që po të ikën nga duart një objektiv i rëndësishëm, mund të ndodhë. Pasi të kalojë pak kohë do ta pyes nëse do t’i thoshte përsëri ato fjalë”.

“Edhe unë kam gabuar shumë herë, e rëndësishme është ta kuptosh dhe një ditë mund të kërkojë falje, jemi qenie njerëzore”, ka thënë Materazzi, i cili ka bërë edhe një provokim: “Do të kisha dashur të shihja se çfarë do të kishte ndodhur po të kisha qenë unë në vend të tij, sa do të kishin dalë në mbrojtjen time, siç kanë bërë Gigi-n”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll