Kampionati Shqiptar

Mateus Lima Cruz, një sulmues Brazilian për Skënderbeun

Mateus Lima Cruz, sulmuesi 22-vjeçar brazilian, është përforcimi i radhës te Skënderbeu. Lojtari në fjalë luan si sulmues dhe ka eksperiencë me disa skuadra në Brazil. Së fundi ka luajtur në vendin e tij, me Operário. Aty është aktivizuar në 10 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Sikurse duket, ai do të zërë vendin e bashkatdhetarit të vet të larguar në fund të sezonit të fundit nga Korça, Diego Martins.

Ndërkohë, “divorc” me juglindorët ka bërë edhe lushnjari Fatjon Sefa. Shtatlarti në fjalë ka gjetur pak hapësira aktivizimi te korçarët, ndaj ka vendosur të ndryshojë destinacion. Me rikthimin e Olayinkës, reparti ofensiv i kampionëve të Shqipërisë duket i kompletuar, ndaj mbetet të shihet se si do të funksionojnë si duet ky i fundit dhe braziliani i sapoardhur te skuadra e drejtuar nga Mirel Josa.

[total-poll id=35642]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar