Premier League

Matic: Mourinho është një markë, trajneri më i mirë me të cilin kam punuar

Nemanja Matic ka quajtur Jose Mourinho si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar dhe e ka përshkruar trajnerin e Manchester United si një “markë”.

Mourinho transferoi Matic te Chelsea për 25 mln euro në janar të 2014, dhe tani, 3 vite më pas ai e mori te Manchester United për 45 mln euro.

Image result for matic mourinho united

“Mourinho është një markë, dhe trajneri më i mirë me të cilin kam punuar,” shprehet Matic për revistën serbe Elevate. “Ka raste që nuk është e lehtë të punosh me të, pasi ai gjithmonë kërkon më shumë. Edhe kur ti luan ndeshjen më të bukur të karrierës, ai mendon se ti mund të luash më mirë ndeshjen e radhës.

“Kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me të te Chelsea, dhe fakti që Mourinho është trajner te Manchester United ishte deciziv për zgjedhjen time për t’u transferuar te Djajtë.

Image result for matic mourinho united

“Mourinho ka krijuar një grup fantastik me lojtarë që kanë potencial të madh, dhe i kemi të gjitha mundësitë për të arritur rezultate të mira.

“Nuk dua të flas për objektivat e klubit, por kur përmendet emri i Manchester United, ambiciet vijnë vetvetiu. Do të bëjmë më të mirën tonë për të arritur rezultatet që kanë arritur gjeneratat e mëparshme.”

Më shumë nga Premier League