Premier League

Matic tallet me Lukaku në “Instagram”…

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic, ka bërë shaka me shokun e tij Romelu Lukaku për faktin se e ka fotografuar duke pirë qumësht, duke e quajtur sulmuesin “fëmijë”.

Serbian “e talli” futbollistin belg me një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram”, gjatë kohës që “djajtë” janë të grumbulluar për finalen e Kupës së Anglisë kundër Chelsea.

Matic nxori fotografinë e Lukaku me një gotë qumësht në dorë duke shkruar mesazhin: “Ai është ende një bebe #qumësht.”

Lukaku, që ka shënuar 29 gola në këtë sezon, është i dëmtuar që në muajin prill dhe po lufton me kohën për të qenë i gatshëm për finalen në “Wembley”, ndeshja e fundit e sezonit.

Nemanja Matic took to his Instagram story to tease Romelu Lukaku for drinking milk


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League