Seria A

Matthaus: Juventus nuk është aq i mirë sa në vitet e kaluara

Ish-lojtari i Inter Lothar Matthaus beson se Juventus nuk është më ai ekipi që kontrollonte Serie A në vitet e kaluara.

Bardhezinjtë do të ndeshen me Tottenham në 1/8 e Champions League, dhe gjatë një diskutimi legjenda e futbollit gjerman dha opinionin e tij për kampionët në fuqi të Serie A.

Image result for lothar matthaus

“Juventus nuk është i njëjti ekip që ka kontrolluar Serie A për vite me radhë,” shprehet Matthaus për The Sun.

“Mbase skuadra të tjera janë përmirësuar. Por mendoj se është më shumë nga që Juve ka humbur diçka, sidomos në prapavijë.

“Ata duhet të bënin disa ndryshime pasi humbën Dani Alves dhe Leonardo Bonucci.

“Bonucci ishte një lider në mbrojtje. Pa të, fuqia e vërtetë, bërthama e skuadrës së Juve-s ka ikur dhe Gigi Buffon nuk është më aq i ri sa për të bërë diferencën.

“Nuk janë më aq të fortë në prapavijë si sezonin e kaluar, diçka e mirë për Kane dhe Pochettino-n.”

Më shumë nga Seria A