RUSI 2018

Matthäus kritikon Özil: Nuk ndihet rehat me fanellën e Gjermanisë

Mposhtja e befasishme e Gjermanisë kundër Meksikës ka shkaktuar polemika të shumta. Në “gijotinë” ka përfunduar trajneri Low dhe lojtarët e tij. Megjithatë, jo të gjithë futbollistët e Gjermanisë po kritikohen në mënyrë të barabartë.

Për shembull, Julian Brandt është sulmuar pse bëri një “selfie” me një fëmijë, sapo loja me meksikanët mbaroi. Sidoqoftë, ne po flasim për një lojtar që ka rol dytësor në “Mannschaft”. Mesut Özil është tashmë një çështje tjetër.

Mesfushori i Arsenalit ishte në qendër të stuhisë pas pozimit në foto me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Në fotografi, gjithashtu, u shfaq lkay Gündoan, një tjetër nga lojtarët e kombëtares gjermane me prejardhje turke.

U ngrit një rrëmujë e madhe mediatike, aq sa Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duhej të dilte në mbrojtje të dy lojtarëve. Në këtë mjedis të rrallë erdhi humbja kundër Meksikës, me Özil që bëri një paraqitje të dobët, ashtu si shumë nga shokët e tij.

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Lothar Matthäus, ka pasur komentin e tij sot, në gazetën “Bild”, më e lexuara në vend, ku ka kryqëzuar yllin e Arsenalit: “Po e përsëris: Unë nuk kam asnjë problem me atë. Ozil nuk e këndon himnin dhe kjo varet nga çdo lojtar, pavarësisht nëse i ka rrënjët gjermane, turke apo afrikane.

Por, ajo që pashë pas himnit në Moskë, më ka zemëruar shumë. Dhjetë lojtarët gjermanë përshëndetën tifozët tanë në stadium, vetëm Özil nuk e bëri. Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë diskutime në Gjermani në lidhje me Ozil. Ai nuk e kupton se çfarë janë duke pritur njerëzit në Gjermani nga një lojtar i ekipit kombëtar.

Ky ishte një tjetër gjest jo i mirë për tifozët, pas fotos së gabuar me Erdogan. Gjuha e tij e trupit është negative dhe ai luan pa gëzim. Shpesh kam ndjenjën se nuk ndihet rehat me fanellën e kombëtares. Më duket sikur nuk do të luajë. Nuk ka zemër, luan pa gëzim, pa pasion për futbollin e tij. Nisur nga paraqitjet e tij të fundit, nuk e përjashtoj që të tërhiqet nga ekipi kombëtar pas Kupës së Botës”.

Më shumë nga RUSI 2018