Futboll

Matthaus sulmon 4 fajtorët e krizës së Bayern: Ata mendojnë vetëm për veten e tyre

Lothar Matthaus ka përshkruar James Rodriguez, Robert Lewandowski, Franck Ribbery dhe Arjen Robben si lojtarë që mendojnë vetëm për veten e tyre, teksa ka mbështetur trajnerin Niko Kovac.

Bayern nuk po kalon një moment të mirë dhe ndodhet në vend të gjashtë të renditjes së Bundesliga-s.

“Ka shumë lojtarë që mendojnë vetëm për veten,” shprehet Matthaus për Blick. “Lojtarë si James dhe Lewandowski qëndrojnë mbi klubin, ashtu si Robben dhe Ribery.

“Njëri ankohet se luan pak, tjetri se merr shumë pak topa, dhe i treti kritikon zëvendësimet ose sulmon gazetarët.

“Vetëm se Kovac nuk e përqafon aq shpesh sa e bënte Jupp Heynckes, nuk do të thotë se duhet të reagosh në atë mënyrë.

“Ndërkohë në fushë ai nuk ka treguar asnjë lloj reagimi. Kovac? Ai është një njeri ambicioz me një plan, një manjak futbolli. Ai është njeriu i duhur për të përmbysur situatën.”

Më shumë nga Futboll