Çiklizëm

Matthews fiton etapën e 16-të, Froome mbron fanellën e verdhë

Çiklisti britanik Michael Matthews fitoi sot etapën e 16-të të Turit të Francës, Velay-Isere, 165km e gjatë, një etapë në përgjithësi fushore dhe më pak malore të vogla, që nuk ndikuan shumë në renditjen e përgjithshme të këtij turneu. Kilometrat e fundit të garës ishin të gjitha në një terren fushor, çka e bënë të përshtatshme për sprinterët, që nisën një sfidë shpejtësie, ku triumfoi Matthews. Britaniku fitoi duelin me norvegjezin Edvald Boasson Hagen (i dyti) dhe belgun John Degenkolb (i treti).

Britaniku Chris Froome

Sulmet e çiklistëve gjatë kësaj etape ishin të shpeshta, pasi garuesit përfituan nga terreni fushor për t’u shkëputur, por pa sukses, ndaj i gjithë grupi mbërriti kompakt në finish. Të gjithë çiklistët pretendentë për fitore mbërritën së bashku në finish, ndaj britaniku Chris Froome arrin të qëndrojë në krye të renditjes dhe mban të veshur fanellën e verdhë të liderit. Ai ruan edhe avantazhin prej 18 sekondash që ka me italianin Fabio Aru, ndërsa në vendin e tretë ndodhet francez Romain Bardet. Nesër zhvillihet etapa e 17-të, me disa malore, që mund ta përmbysin renditjen e Turit.

Më shumë nga Çiklizëm