Champions League

Mautidi: Juventus mund ta fitojë Champions League

Ka zbarkuar në Torino pa shumë bujë, por Blaise Matuidi ka bindur popullin juventin me lojën e tij. Mesfushori është kthyer në një nga lojtarët më të aktivizuar nga trajneri Allegri dhe, tashmë, duket se PSG është vetëm një kujtim.

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam tek Juventus, – ka thënë francezi. – Po ambientohem shumë mirë, shokët e ekipit dhe stafi më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe besoj se jam integruar në mënyrën më të mirë. Dua të jap çdo ditë më shumë për skuadrën”.

Në lidhje me Champions League. “Juventus ka shumë eksperiencë në këtë kompeticion dhe ka gjithçka që i duhet për të bërë një paraqitje të mirë”, ka shtuar Matuidi për “Jtv”. “Rregulli bazë në futboll është të mbrohesh mirë. Mbrojtësit bëjnë një punë të shkëlqyer dhe gjithë skuadra është e aftë të kontribuojë në fazën mbrojtëse”.

Por, tani, gjithçka do të bëhet më e vështirë në Europë. Pengesa e 1/8-ve do të jetë Tottenham: “Është një skuadër e fortë, në aspektin teknik dhe atë atletik. Kanë një lojë të shpejtë, ‘box to box’, siç e quajnë në Premier League”.

Ndoshta Matuuidi mund të jetë vendimtar për bardhezinjtë me eksperiencën e tij: “Në fillim dua të shënoj golin e parë me fanellën e Juventus”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League