Kombëtarja

Mavraj: Rikthehem fuqishëm ndaj dronofobëve të Serbisë

Mërgim Mavraj duket se i ka vendosur një “deadline” vetes, për të qenë gati më 8 tetor. Ai është operuar në gju, ka disa kohë që nuk është pjesë e fushave të blerta, por ama nuk mund të mungojë në ndeshjen kualifikuese me Serbinë. I mungon shumë kombëtarja, lider i së cilës është, ndërkohë që me shpresën te Zoti beson se do të rikthehet shpejt.

Mërgim Mavraj duket se i ka vendosur një “deadline” vetes, për të qenë gati më 8 tetor. Ai është operuar në gju, ka disa kohë që nuk është pjesë e fushave të blerta, por ama nuk mund të mungojë në ndeshjen kualifikuese me Serbinë. I mungon shumë kombëtarja, lider i së cilës është, ndërkohë që me shpresën te Zoti beson se do të rikthehet shpejt. Tashmë ka filluar stërvitjen në palestër, duke bërë vrapime të ndryshme, çka për Mavrajn është një lajm shumë i mirë, por edhe të gjithë shqiptarët.

Mavraj 1

Mergim Mavraj pas operacionit, me paterica

Roli i tij në prapavijën kuqezi dihet tashmë, ndaj rikthimi në kombëtare është i mezipritur nga të gjithë ne. Përmes një statusi në Facebook, mbrojtësi kosovar i Këlnit në Bundesliga shkruan: “Po punohet. Lutja e vazhdueshme Zotit Fuqiplotë do të na rikthejë edhe më të fuqishëm për t’u përballur me dronofobët. Faleminderit të gjithëve që keni qenë kaq pranë meje në këto momente të vështira! Ju uroj suksese dhe fat!”

#PoPunohetLutja e vazhdueshme Zotit Fuqiplote do te na rikthejne edhe me te fuqishem per tu perballur me…

Posted by Mergim Mavraj on 2015-08-03

 

Pra, sikurse duket, Mavraj përdor një eufemizëm për të nënkuptuar Serbinë. Nuk do t’ua përmendë emrin, por i barazvlerëson serbët me dronofobë. Natyrshëm, duke pasur shtysë nga ngjarjet e 14 tetorit të vitit të kaluar, kur ndeshja kualifikuese Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 41-të, pasi një dron me një flamur të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe” fluturoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Mavraj kryesore

Mergim Mavraj ia dedikon babait të ndjerë tashmë golin e shënuar ndaj Armenisë

Kjo i tërboi vendësit, që bënë atë që dihet nga të gjithë dhe në fund paguan humbjen e 3 pikëve në tavolinë. Ishte KAS-i, ai që dha drejtësi, sepse dy organet juridike të UEFA-s, Apeli dhe Disiplina, ia dhanë fitoren në tavolinë Serbisë. Mërgim Mavraj mungoi edhe në ndeshjen miqësore të 13 qershorit ndaj Francës, ndërsa luajti pas një riaftësimi mrekullues ndaj Armenisë. Aty shënoi edhe njërin nga golat e fitores, me kokë, sikurse bëri edhe ndaj “gjelave”, në miqësoren e nëntorit në Francë.

Ai përbën një nga vramendjet më të mëdha të De Biazit, sepse konsiderohet shtyllë e mbrojtjes së kombëtares. Duke qenë se do të mungojë edhe në dy kualifikueset e shtatorit, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë, duhet zëvendësuar. Ai që dha prova për këtë, Arlind Ajeti, është po ashtu “out”, pa ekip, pa iu nënshtruar një fazë përgatitore. Me të njëjtin “status” është edhe kapiteni Lorik Cana. Larg Lacios, në kërkim të një klubi të ri, Cana është po ashtu pa stërvitje. Që do të thotë se mbrojtja e kombëtares duhet riformatuar tërësisht para dy sfidave tepër vendimtare për fatin e kuqezinjve në Grupin i kualifikues.

[total-poll id=62021]

Më shumë nga Kombëtarja