Futboll

Mavraj ndez sërish motorët: Më mungonte fusha!

Mërgim Mavraj ka “thyer heshtjen” dhe e ka bërë duke zbritur në fushë me skuadrën e tij të re, Aris Selanik. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, mbrojtësi i Shqipërisë qëndroi në tribunë.

Megjithatë, ditën e martë, skuadra verdhezi ka zhvilluar një test me ekipin e kategorisë së katërt, PAO Koufalias, teksa trajneri ka dashur të provojë të rinjtë, mes tyre edhe ish-lojtarin e Hamburgut, i cili kujtojmë nuk luan një ndeshje zyrtare me klube nga 17 shkurti i këtij viti, nw humbjen 2-1 ndaj Bayern Leverkusen.

 

 

32-vjeçari e ka nisur titullar dhe, në fitoren 6-1 ka shënuar edhe një gol. Sigurisht, për debutimin e tij në kampionat duhet pritur edhe pak, por fillimi i mbarë është gjysma e punës.

I pyetur nga “Telesport”, pas ndeshjes u shpreh: “Jam shumë  i kënaqur për faktin se fusha më mungonte jashtë mase, duke qenë se u bë shumë kohë pa luajtur një ndeshje zyrtare, por që me besim dhe punë do të arrij të luaj me vazhdimësi. Për mua është një eksperiencë e re dhe një sfidë të cilën dua ta fitoj.

 

Do të jap më të mirën. Goli? Thjesht kënaqësi personale, pasi fokusi fillimisht është të vendos minuta në këmbët e mia”.

Më shumë nga Futboll