Kombëtarja

Mavraj: Shqipëria e ka realizuar objektivin në këto eleminatore

Mërgim Mavraj, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka reaguar me një status në Facebook, duke u rikthyer te ndeshja kualifikuese me Maqedoninë. Para saj, shtatlarti kishte deklaruar se “na duhet fitore, për të gjithë shqiptarët”, duke e konsideruar një derbi fqinjësh. Pas barazimit 1-1 në Strumica, referuar më së shumti vendit në grup, Mavraj nënvizon: “E arritëm objektivin!” Ja mesazhi i plotë i tij:

“Kombëtarja po rritet dita-ditës dhe këtë e tregojnë shumë qartë rezultatet. Pas pjesëmarrjes në Europian, tani dëshira e çdokujt që i rreh zemra kuqezi është ta shohë kombëtaren në çdo Europian dhe Botëror. Mirëpo, duhet të jemi me këmbë në tokë. Ekipi ka realizuar objektivin për këtë eleminatore, pavarësisht se na u mohua fitorja ndaj Maqedonisë. Kemi siguruar vendin e tretë në klasifikim, kur ka edhe dy ndeshje për t’u luajtur, diçka që Shqipëria nuk e ka realizuar më parë dhe për këtë përgëzoj të gjithë çunat për gjithçka kanë dhënë për fanellën e kombit.”

 

 

 

Më shumë nga Kombëtarja