UFC

Max Holloway mesazhe shprese për rikthimin në kafaz

Max Holloway, kampioni i botës në peshën “featherweight” (pesha pupël) ka dhënë sot një lajm të mirë në lidhje me rikthimin e tij në kafaz. Ai është tërhequr 3 herë këtë vit nga 3 eventë të ndryshme të UFC-së, më i fundit ai i UFC-226, për shkak të problemeve shëndetësore. 26-vjeçari amerikan, që nuk duelon që prej dhjetorit të 2017-ës, ka qenë sërish për një kontroll mjekësor dhe shprehet se gjërat janë drejt përmirësimit.

Sërish duke u mjekuar dhe kontrolluar situatën pas problemeve, i bekuar dhe falënderoj UFC-në dhe mjekët për mbështetjen. Ndihem shumë më mirë”, shkruan Holloëay, që pritet të rikthehet në kafaz në janar të 2019-ës, në eventin e parë të madh të vitit të ardhshëm. Janë të shumtë rivalët që presin të përballen me kampionin amerikan, por janë të shumta edhe dilemat në lidhje me gjendjen e tij, nëse do të jetë sërish si më parë.

Më shumë nga UFC