Boks

Mayweather anullon duelin e 31 dhjetorit: Më mashtruan japonezët

Çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Aq ka zgjatur edhe lajmi se më 31 dhjetor, boksieri i pamposhtur amerikan Floyd Mayweather do të rikthehet në ring për të zhvilluar një duel me japonezin Tenshin Nasukawa. Por ajo që u promovua si një sfidë e madhe është kthyer sot në një flluskë sapuni. Pasi është rikthyer në Amerikë, Mayweather ka hedhur poshtë gjithçka, duke anulluar sfidën. Përmes një postimi të gjatë në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, boksieri amerikan ka sqaruar se përse mori këtë vendim.

Tani që u riktheva në Amerikë, pas një udhëtimi të gjatë dhe zhgënjyes në Tokio, kam kohë për t’ju drejtuar juve, tifozëve të mi dhe mediave në lidhje me eventin e ardhshëm më 31 dhjetor, që u njoftua kohët e fundit. Së pari dhe më kryesorja, dua që të jetë i qartë se unë, Floyd Mayweather, kurrë nuk kam rënë dakord për të zhvilluar një sfidë zyrtare me Tenshin Nasukawa. Në fakt (me gjithë respektin për këtë sportist) unë kurrë nuk kisha dëgjuar më parë për të, deri në këtë udhëtimin në Japoni. Kohët e fundit më kërkuan të merrja pjesë në një event “show”, në një duel prej 9 minutash, me 3 raunde, ndaj një kundërshtari të zgjedhur nga Rizen Fighting Federation”, sqaron Mayweather.

Fillimisht u informova nga Brent Johnson, nga “One Entertainment”, se kjo do të ishte një sfidë “show” e organizuar për një grup të vogël spektatorësh, njerëz të pasur, për një tarifë shumë të madhe. Kjo përballje “show” u organizua fillimisht si një “duel special”, thjesht për qëllime argëtimi, pa asnjë qëllim për t’u përfaqësuar si një sfidë zyrtare boksi, për fansat apo televizionet. Sapo mbërrita në konferencën për shtyp, ekipi im dhe unë u shtangëm nga drejtimi i ri që iu dha këtij dueli. Këtë ngjarje duhej ta kishim ndaluar menjëherë. Dua sinqerisht t’i kërkoj falje fansave të mi për informacionin e çorientuar që u dha gjatë kësaj konference shtypi dhe mund t’ju siguroj se edhe unë isha plotësisht i verbër nga marrëveshja që po bëhej pa miratimin tim. Për hir të tifozëve dhe pjesëmarrësve që fluturuan nga të gjitha anët e botës për të marrë pjesë në atë konferencë shtypi, unë isha në mëdyshje dhe nuk doja të krijoja një rrëmujë të madhe, për të ndalur atë që u tha aty dhe për këtë situatë që u krijua më vjen keq. Unë jam një boksier në pension, që fiton një sasi të paparë parash në nivel global, për daljet e mia publike dhe angazhimet e ndryshme”, shkruan Mayweather.

 

View this post on Instagram

 

Now that I am back on U.S. soil after a long and disappointing trip to Tokyo, I now have the time to address you, my fans and the media in regard to the upcoming event on December 31st that was recently announced. First and foremost, I want it to be clear that I, Floyd Mayweather, never agreed to an official bout with Tenshin Nasukawa. In fact (with all due respect) I have never heard of him until this recent trip to Japan. Ultimately, I was asked to participate in a 9 minute exhibition of 3 rounds with an opponent selected by the “Rizen Fighting Federation”. What I was originally informed of by Brent Johnson of “One Entertainment” was that this was to be an exhibition put on for a small group of wealthy spectators for a very large fee. This exhibition was previously arranged as a “Special Bout” purely for entertainment purposes with no intentions of being represented as an official fight card nor televised worldwide. Once I arrived to the press conference, my team and I were completely derailed by the new direction this event was going and we should have put a stop to it immediately. I want to sincerely apologize to my fans for the very misleading information that was announced during this press conference and I can assure you that I too was completely blindsided by the arrangements that were being made without my consent nor approval. For the sake of the several fans and attendees that flew in from all parts of the world to attend this past press conference, I was hesitant to create a huge disturbance by combating what was being said and for that I am truly sorry. I am a retired boxer that earns an unprecedented amount of money, globally, for appearances, speaking engagements and occasional small exhibitions.

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

Më shumë nga Boks