Boks

Mayweather harron konferencën me McGregor, xhiro me patina në Las Vegas

Sot nis në Los Anxhelos turi 4-ditor i promovimit të duelit të boksit mes ikonës së këtij sporti Floyd Mayweather dhe irlandezit të arteve marciale mikse Conor McGregor. Por boksieri amerikan nuk do t’ia dijë fare për këtë takim dhe sot është kapur mat duke shëtitur me patina në “Crystal Palace Skating Center” të Las Vegasit.

Dhe duket sikur Mayweather poi a kalon mjaft mirë, duke u argëtuar në pistë teksa bën xhiro me patina, i pashqetësuar nga dhjetra persona të tjerë përqark tij, që gjithashtu argëtohen. Një sport i ri për boksierin e pamposhtur në ring, ku tregon aftësitë e tij.

Boksieri Floyd Mayweather

Më shumë nga Boks