Fitnes

Mayweather hëngri të njëjtat gjëra çdo ditë para duelit me McGregor-in

Mayweather hëngri të njëjtat gjëra çdo ditë para duelit me McGregor-in

Floyd Mayweather ka bërë shumë sakrifica, që në karrierën e tij si boksier profesionist të mos ketë asnjë humbje. Për shembull, për fitoren e madhe me Conor McGregor-in, ai mësohet se ka ngrënë të njëjtat gjëra çdo ditë para ndeshjes.

Vakti që i është servirur atij është i bazuar te një dietë që përmban shumë proteina, vezë, patate të skuqura, proshutë dhe sallam. E shijshme, normalisht, por ajo që Mayweather preferon janë spagetit bolonjeze, të cilat ai i ka ngrënë thuajse çdo ditë para sfidës në Las Vegas, të cilën e fitoi në raundin e dhjetë.

Pjesa tjetër e menusë së tij është mjaft e shijshme, si pulë BBQ dhe karkaleca deti me salcë dhe hudhër, të gjitha të shërbyera sistematikisht, me apo pa pëlqimin e tij.

Megjithatë, para peshimit të së premtes, Mayweather duhej të hante vetëm dy banane dhe të pinte disa gota me ujë, që pesha e tij të ishte ideale.

Kuzhinieri kryesor i boksierit, J Santiago, ka rrëfyer se ka pasur një fiksim të çuditshëm për të marrë vesh se si gatuhen spagetit bolonjeze. “Zakonisht, ne preferojmë që kudo që shkojmë të hamë gjëra lokale, por për hir të ndeshjes kemi zgjedhur spagetit bolonjeze. Mayweather më pas ka kërkuar ndryshime”, – ka thënë ai.

 

Më shumë nga Fitnes