Boks

Mayweather i bekuar nga Zoti, fiton 100 mijë dollarë në kazino

I pasuri vazhdon të shtojë pasurinë e tij. Ky është rasti i boksierit amerikan Floyd Mayweather, që ka postuar një video në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ku tregon se ka fituar 100 mijë dollarë në një kazino të Las Vegasit. Boksieri i pamposhtur në ring (50 fitore, asnjë humbje) e nisi lojën me 25 dollarë, ndërkohë që kishte blerë 20 mijë dollarë xhetona. Por më pas, fati e ka ndihmuar sërish Mayweather, që në fund u largua me 100 mijë dollarë të fituara. Kjo nuk është hera e parë që boksieri amerikan fiton në kazino, ku ai luan shpesh.

Më shumë nga Boks