
“Conor McGregor vazhdon të kërkojë një duel me mua, më sfidon. Atëherë kështu le të bëhet, le të përballemi mes nesh”, ka qenë deklarata e lëshuar sot nga ish-boksieri Floyd Mayweather, që është gati të sfidojë numri 1 të UFC-së. Mayweather është i pamposhtur në peshën “welter” (49 fitore e asnjë humbje) dhe në moshën 40-vjeçare ka pranuar sfidën ndaj irlandezit. Por ama me një kusht, do 100 milionë dollarë për të dueluar me McGregor.

Ish-boksieri Floyd Mayweather
“Jemi përpjekur ta organizojmë sfidën, ata e kanë numrin tim. Numri është 100 milionë dollarë të garantuara. Por duket si ai nuk i ka kaq shumë parà, pasi ai nuk e ka bërë këtë shumë në duelet e tij. Unë jam një spotrist i klasit të lartë, për të shifra të tilla si 100 milionë dollarë për një duel të vetëm janë ëndrra”, tha ish-boksieri Floyd Mayweather, që shtoi se është i interesuar për një përballje me irlandezin, por me kushtin që kjo sfidë të ketë një fitim maksimal.
[interaction id=”56d87e414ab46a01036c8338″]
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
