• Mayweather ngushëllon Rousey: Kokën lart, je kampione

    Publikuar: 11 Jan 7:20

    Ish-boksieri Floyd Mayweather ka lëshuar sot një mesazh të fortë inkurajimi në adresë të kampiones së arteve marciale mikse Ronda Rousey, duke i dalë në krah dhe ngushëlluar pas humbjes që kjo e fundit pësoi ndaj Amanda Nunes në UFC-207. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Rousey, që rikthehej në kafaz 13 muaj pas disfatës së parë me Holly Holm. Por edhe kjo përballje me brazilianen Nunes, sfidë e vlefshme për titullin kampion, nuk ishte e mirë për ikonën e UFC-së, që u mund brenda 48 sekondash. Një humbje që ka zhgënjyer të gjithë, por jo Mayweather, që ka shprehur sot solidaritetin e tij në adresë të Rousey.

    Rousey gjate humbjes se pesuar nga Nunes ne UFC-207

    Ronda Rousey, mbaje kokën lart, ji e përqendruar në punën tënde, vazhdo të besosh në forcat e tua, pasi ti je një kampione e vërtetë. Ti mund të rikthehesh sërish një kampione. Ti do të bëhesh mirë, gjithcka do të bëhet mirë”, ka thënë Mayweather, që ka dalë në krah të sportistes amerikane. Më tej, ish-boksieri shtoi: “Mendoj se kjo humbje ka të bëjë me periudhën e gjatë pa ndeshje. Ajo nuk ka dueluar për një kohë të gjatë, ndërsa rivalja e saj ka qenë aktive dhe është një sportiste e fortë. Ronda ka ende shumë për të dhënë dhe nuk dua që ajo të mendojë se ky ishte fundi i botës”, tha Mayweather.


    Lexo postimet e tjera