Connect with us

Boks

Mayweather: Njerëzit më kërkuan të rikthehesha, mezi po pres sfidën

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka folur sot për herë të parë, pak ditë pas zyrtarizimit të lajmit për rikthimin e tij në ring, ku do të përballet me Conor McGregor. Mayweather, 49 duele të fituara në ring dhe asnjë humbje, ka thënë se u ka dhënë fansave atë që ata dëshironin, një përballe me ikonën e arteve marciale mikse. Sfida do të zhvillohet në Las Vegas më 26 gusht, me boksierin që rikthehet në ring 2 vjet pas tërheqjes. Përballja do të zhvillohet në peshën “welter” në boks, me McGregor që do të debutojë në ring, aty ku Mayweather është një “mbret”.

Mayweather dhe Mcgregor

McGregor është një rival i fortë. E gjithë bota e dëshironte këtë sfidë, ndaj unë vendosa t’ua jap atyre këtë kënaqësi”, tha Mayweather, 40 vjeç. “Njerëzit më kanë pyetur kohë më parë për këtë sfidë. Unë isha tërhequr nga sporti, por ata kërkuan që unë të rikthehesha në ring dhe ja ku jam”, tha më tej boksieri amerikan, që i pyetur për shumën që do të marrë nga kjo sfidë, shtoi: “Të dyja palët janë të kënaqura nga marrëveshja. Ai është i lumtur, unë jam dhe mezi po pres që kjo përballje të ndodhë”.

Mayweather rinis stervitjen per 26 gushtin

McGregor hyri në historinë e UFC-së nëntorin e kaluar, kur u bë sportisti i parë i arteve marciale mikse që mban dy tituj kampionë bote njëkohësisht (pesha pupël dhe pesha e lehtë), pas fitores ndaj Eddie Alvarez. Në karrierën e tij, 28-vjeçari irlandez ka arritur 21 fitore e 3 humje në artet marciale mikse. “Ai është një rival i fortë fizikisht, por unë do ta mund, pasi unë jam i pamposhtur”, deklaroi më tej Floyd Mayweather.

Sportisti irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor

Më shumë nga Boks