Connect with us

Boks

Mayweather rinis stërvitjen për sfidën me McGregor

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka refuzuar të japë ndonjë deklaratë për duelin mes tij dhe ikonës së arteve marciale mikse Conor McGregor, pak orë pasi ky i fundit ka nënshkruar kontratën për një duel mes palëve. Ish-kampioni i pamposhtur i botës në peshën “welter” aktualisht ndodhet në Britaninë e Madhe, në promovimin e duelit mes Gervonta Davis dhe Liam Walsh, duke mbështetur sportin që ai ka në patronazh (Davis). Në konferencën për shtp, Mayweather ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me një duel ndaj McGregor.

Boksieri amerikan Floyd Mayweather

Jam fokusuar te sfida mes dy boksierëve dhe jo te Conor”, tha Mayweather. Por ai që ka befasuar me deklaratën e tij është pikërisht boksieri Gerventa Davis, që ka pohuar se Floyd ka disa ditë që ka rinisur stërvitjen, për t’u përgatitur për duelin që do të zhvillojë ndaj McGregor. “Jemi stërvitur bashkë disa herë, kemi vrapuar dhe po bëhet gati për duelin e madh edhe pse nuk më ka thënë asgjë, por më ka buzëqeshur dhe pranuar me kokë”, tha Davis, që do të mbrojë titullin kampion të kategorisë IBF, në peshën super të lehtë.

[interaction id=”589c9593756b9aa56ab39a37″]

Më shumë nga Boks