Boks

Mayweather: Sfida e radhës në kafaz, unë jam Zoti dhe vendos për gjithçka

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, ka folur sot në një intervistë të gjatë për kompaninë “Showtime”, ku ka folur për planet e tij për të ardhmen. I pamposhtur në karrierën e tij në ring, 50 fitore e asnjë humbje, Mayweather ka konfirmuar edhe një herë qëllimin e tij se sfidën e radhës do të zhvilloj në kafaz edhe pse 40 vjeç. “Një gjë e konfirmoj, unë nuk do të boksoj më asnjëherë në karrierën time, për çfarëdo shume. Unë tani do të promovoj boksierët e rinj”, tha Mayweather.

Po ia kaloj shkëlqyeshëm tani që jam tërhequr nga sporti, por, siç e kam thënë edhe më parë, unë tërhiqem, rikthehem, tërhiqem dhe mund të rikthehem sërish të dueloj. Por, nëse rikthehem sërish, atëherë kjo gjë do të jetë në kafaz, do të duelojë në UFC”, ka deklaruar Mayweather.

Kam biseduar me stafin tim, me kompainë “showtime”, me presidentin e UFC-së, Dana White për të organizuar një super-ndeshje. Me kë do të dueloj? As unë nuk e di. Ndoshta mund të jetë edhe ndaj Conor McGregor. Por, nëse organizoj disa duele, atëherë do të përfshihen edhe televizioni CBS dhe kompania “showtime”, u shpreh ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather.

I pyetur në lidhje me incidentin që i ndodhi kampionit irlandez të arteve marciale mikse Conor McGrehgor, që u arrestua pasi qëlloi me mjete të forta autobusin ku ishin sportistët para eventit të UFC-223, një javë më parë, Mayweather tha: “Unë mendoj se kur një sportist arrin nivelet më të larta, duhet të kujdeset për veten. Unë e di që e gjithë bota e admiroi duelin tonë, por kur nuk je në ring apo kafaz, ti duhet të kujdesesh për imazhin tënd, të sillesh si zotëri”.

Por ado të duelojë Mayweather mr McGregor në kafaz, për të zhvilluar në “shtëpinë” e irlandezit revanshin? “Aktualisht, Conor McGregor ka gjëra të tjera për të zgjidhur, ndërsa unë mund të bëj çfarë të dua, si të dua dhe kur të dua. Unë kam shumë dëshirë të rikthehem dhe ta zhvilloj këtë duel në kafaz, e bëj edhe për parà. Për çfarë shume? Nuk e di, por do të jetë një shifër e çmendur”, u shpreh boksieri amerikan.

Më shumë nga Boks