Gossip

Mayweather shëtit botën, nga Dubai në Moskë në 24 orë

Boksieri amerikan Floyd Mayweather vazhdon të shijojë jetën e tij si “pensionist”, duke udhëtuar anembanë botës, duke lënë mënjanë për ca kohë boksin. Ndërkohë që të gjithë presin konfirmimin zyrtar të duelit të tij me McGregor, kampioni i pampshtur i ringut ka udhëtuar në Dubai dhe më pas në Moskë, ku dhe po shijon disa ditë relaksi. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku ka hipur mbi një kamel dhe udhëton në shkretëtirë.

#Dubai All the King does is travel the world. #TBE #TMT

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

Jam mbreti i botës, një legjendë e gjallë”, ka komentuar Mayweather në foton e tij nga shkretëtira dhe më pas ka postuar një foto tjetër nga Kremlini (Moskë). Për sa i përket sfidës me McGregor, ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të zhvillohet ajo edhe pse boksieri ka kërkuar që sfida të organizohet më 10 qershor. Nëse për datën e saktë nuk ka asnjë konfirmim, palët konfirmojnë se marrëveshja është shumë pranë dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Moscow,Russia 🇷🇺 #StBasil’sCathedral #TMT #TBE @themoneyteamrussia

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

Më shumë nga Gossip