Boks

Mayweather tallet me McGregor: Mafia kërkon kokën e tij… Ja përgjigja e irlandezit

Floyd Mayweather ka rindezur luftën e fjalëve me Conor McGregor pasi ka postuar një foto në faqen e tij të Twitter duke pretenduar se mafia irlandeze kërkon kokën e tij.

40-vjeçari ka postuar një imazh ku shkruan: “Conor McGregor ka grushtuar një anëtar të kartelit irlandez dhe ka një çmim për kokën e tij me vlerën 900,000 €,” dhe më pas Mayweather e mbyll me “të shkatërrova në 2017, tani do të shkatërroj prapë në 2018.”

Përgjigja e yllit të UFC ishte e menjëhershme: “Unë jam karteli.”

Por dyshja, e cila gushtin e kaluar u ndesh në një ndeshje boksi të fituar nga Mayweather, nuk e la me aq teksa sulmet dhe kundërsulmet vazhduan në Twitter.

Violate these nuts 🥜

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Please, can somebody give me a caption? #MayweatherPromotions #TheMoneyTeam

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

Irlandezi ishte i pari që postoi një foto të kundërshtarit duke u përkulur në ring me duart në kokë. Amerikani u kundërpërgjigj menjëherë me një foto të McGregor duke i dalë jargët pas një grushti të fortë të amerikanit.

27-vjeçari ka folur për një revansh me Mayweather por me kushtin që të jetë brenda oktogonit

 

Më shumë nga Boks