Connect with us

Futboll

Maxi Lopez “fton” Icard-in: “Kush gabon paguan!”

Javën e kaluar u krijua një debat i gjerë pas publikimit të një fotoje ku Maxi Lopez shfaqej me bashkëpatriotët e tij Lionel Messi dhe Javier Mascherano. Ishin të shumtë ata që menduan se fotoja në fjalë nënkuptonte vazhdimin e qëndrimit jashtë kombëtares së Argjentinës për Mauro Icardi-n. Raporti mes Lopez dhe Icardi-t është thyer prej vitesh për shkak të telenovelës “Wanda Nara”, ish-gruaja e Maxi Lopez-it dhe aktualisht bashkëshortja e sulmuesit të Inter-it. Por kjo çështje mendohet të ketë influencuar në zgjedhjet teknike të disa prej trajnerëve të Argjentinës, mes tyre i fundit Bauza, të cilët e kanë lënë gjithmonë jashtë Icardi-n duke preferuar lojtarë si Prato dhe Correa, sigurisht jo të të njëjtit nivel.

Image result for maxi lopez and icardi

Gjatë një interviste për “TyC Sports”, Maxi Lopez i ka hapur rrugën një ballafaqimi me rivalin të tij:  “Në futboll, ashtu si në jetë kush gabon përfundon duke paguar gabimet e veta. Do të ishte mirë të sqarohesha me të, edhe pse deri tani nuk e kam pasur mundësinë dhe gjithmonë nxjerrin si justifikim fëmijët. Të shkruaj një libër? Ma kanë kërkuar shumë herë, por preferoj që disa gjëra t’i mbaj për vete. Librat duhet t’i shkruajnë kampionët, ata të vërtetët”.

Image result for la foto di maxi lopez con messi

Për sa i takon fotos së diskutuar me Messi-n dhe Mascherano-n: “Atë foto e kisha vetëm unë dhe Wanda, askush tjetër, me siguri dikush ka vepruar pabesisht. Kisha 10 vjet që nuk flisja me ta. Fakti që flas pak është në disavantazhin tim, por këtë herë duhet të ndërhyja në respekt të disa miqve të mi”. Maxi Lopez pretendon se ish-gruaja e tij Wanda Nara ka orkestruar dhe planifikuar një incident për ta bërë të duket se ai ishte duke komplotuar kundër grumbullimit të Mauro Icardi-t.

 

Më shumë nga Futboll