Futboll

Mbajeni mend këtë datë, Komisioni i Disiplinës humbi besueshmërinë!

11 nëntor 2018! Një datë që do të mbahet mend gjatë në futbollin shqiptar. Nuk është ngjarje e shënuar, por thjesht humbja e kredibilitetit ndaj Komisonit të Disiplinës Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Dënimi i Tiranës me vetëm dy ndeshje pezullim pas ngjarjes së shëmtuar kur tifozët u futën në fushë ndaj Kukësit duke sulmuar lojtarët është një makabritet! Komisionerët e këtij organi në rastin më të mirë janë mediokër që nuk marrin vesh nga kjo punë dhe në rastin më të keq… s’ka epitet të pranueshëm që mund t’i qëndrojë i veshur mirë!

Vendimi i sotëm e kthen rrotën e historisë shumë mbrapa në kohë. Ligjitimon sulmet ndaj lojtarëve dhe futjen në fushë të tifozëve duke na kthyer në mesjetë! Futbolli ynë është pa nivel, me klube që mbahen, një Zot e di si mbahen! Pikërisht atëherë kur menduam se të paktëm kishim hedhur hapin drejt kapërcimit të incidenteve të tilla dhe sigurisë në stadiume vjen një dënim ledhatues që nënkupton: Marshoni burra!

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

KDS-ja humbi kredibilitetin, pasi nuk mund të dënohen me të njëjtën masë incidentetet ndërmjet Partizani-Skënderbeu dhe po ashtu ata ndërmjet Tirana-Kukësi. Kurioziteti të shtyn të mendosh se nëse ngjarje të tilla do të ndodhnin në Vlorë, apo me Partizanin si pritës çfarë vendimi do të merrej? Pa dashur të sulmohet Tirana, aspak, pasi bardheblutë duhen mbështetur në momente të tilla, por vendimi është një turp i madh! Humori i Disiplinës duket se është në varësi të ëndrrave të natës. Në rast se e bëjnë gjumin me makthe, e shfryjnë te tifozët, kyçin stadiumet. Mbrëmë e kanë bërë të qetë shumë të qetë…

A po, ka dhe prej atyre rasteve që u nënshtrohen kërkesave të pambështetura të tifozëve siç ishte rasti i largimit të Policisë nga stadiumet! A pamë boll? 12 javë kampionat dhe kemi ngjarje skandaloze më shumë se sa në kampionatet e fundit së bashku. Ende nuk kemi një tifozeri aq të kulturuar sa në Angli që maksimumi mund të shaj me libër shtëpie, apo t’u tregojë gishtin e mesit futbollistëve. Në stadium shkojnë njerëz të frustruar nga hallet e përditshme dhe gjejnë një vend të shfryjnë, e ku ka më mirë se sa kur kanë “justifikimin” për të sharë në stadium.

 

Më shumë nga Futboll