RUSI 2018

Mbappe 11 vjeç, tenton një gol olimpik. Reagimi i shokut vlen “ar” (video)

Kylian Mbappe konsiderohet si ylli i Botërorit të Rusisë. Talenti 19-vjeçar i Francës shkëlqeu plotësisht në 1/8 finale, në fitoren ndaj Argjentinës së Leo Messit. Ai ka marrë vlerësime maksimale nga specialistët e këtij sporti, teksa shihet si pasuesi i Ronaldos dhe Messit. Ai u transferua verën e kaluar te PSG, por mbetet një synim madhor i Real Madridit, që e shikon ish-lojtarin e Monakos si zëvendësuesin ideal të CR7, i cili e la “Bernabeun” pas 9 vitesh aty.

Spanjollja “AS” ka publikuar një video të Mbappé, kur ishte vetëm 11 vjeç, duke u përpjekur për një gol olimpik, por ku reagimi i shokut të tij vlen “medalje ari”. “Ne gjetëm një video të të riut francez, vetëm 11 vjeç. Në vitin 2011, ai ishte trajnuar në Clairefontaine, një nga akademitë më të pabarabarta në Francë”, – shkruan “AS”, në shoqërim të videos së mëposhtme.

Më shumë nga RUSI 2018