Futboll

Mbappé “i fshin” lotët Neymar-it

Në konferencën pas miqësores Japoni-Brazil 1-3, Neymar la emocionet “të flasin” për të. Të gjithë panë lot në sytë e brazilianit, i prekur nga kritikat e medias për marrëdhënie problematike me trajenrin Emery dhe lojtarë te PSG-së.

Ka ndërhyrë menjëherë trajneri i tij te Brazili Tite, i cili ka thënë: “Jemi të gjithë të ekspozuar. Të jesh në Seleçao si trajner apo lojtar, të vendos në qendër të vëmendjes. Është fakt që Neymar është viktimë e shumë gabimeve, por ai do të përjetojë të tjera dhe kundërsharët do të bëjnë gjithçka për ta shpërqendruar. Është e gabuar të reagosh. I takon arbitrit të veprojë. Neymar apo Coutinho dhe Gabriel Jeus janë shënjestra, i takon atyre të tregohen të zgjuar”.

I ftuar nga “Téléfoot” të dilën, shoku i Neymar te PSG, Kylian Mbappé dha mendimin e tij për këtë temë: “Është një njeri si gjithë të tjerët. Është si ne, ka dy krahë, dy këmbë dhe një zemër. Ndaj mund të preket nga kritikat. Nga jashtë ndoshta krijon idenë e dikujt që nuk e vret mendjen. Ata që e njohin e dinë se është një njeri i hapur dhe normal. Nuk kemi folur për këto, sepse kemi vendosur të mos i japim rëndësi”.

Më shumë nga Futboll