• Mbappe futet në historinë e Champions League…

    Publikuar: 20 Apr 12:10

    Ylli i Monaco-s, Kylian Mbappe që po çmend klubet më të mëdha të Europës futet në historinë e Champions League. Me golin e shënuar në fitoren 3-1 ndaj Borussia Dortmund Mbappe bëhet futbollisti më i ri që shënon 5 gola në fazën me eliminim direkt në Champions League. 18-vjeçari ka shënuar dy gola në suksesin ndaj Manchester City dhe 3 kundër Borussia Dortmund, prej të cilëve dy gola i realizoi në ndeshjen e parë në “Signal Iduna Park”.

    Raul, që e ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, ishte 41 ditë më i vjetër se Mbappe kur spanjolli shënoi golin e tij të pestë në këtë veprimtari. Mbappe gjithashtu bëhet lojtari i gjashtë që ka shënuar në katër ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve dhe i pari që nga Diego Costa në 2014.


    Lexo postimet e tjera