Ligue 1

Mbappe i jep fitoren PSG ndaj Angers

Paris Saint-Germain ka vijuar ecurinë pozitive në Ligue 1 duke mposhtur Angers me rezultatin 2-1 falë dopietës së Mbappe. Me këtë fitore Parisi vazhdon ë shkëputet nga konkurrentët e tjerë duke treguar edhe njëherë dominimin në Francë.

Megjithëse mundësinë e parë për të shënuar e kishin miqtë, ishte Parisi ai që kaloi në avantazh me një gol fantastik të Kylian Mbappe. Pas një pasimi të bukur të gjermanit Draxler, sulmuesi francez arrin të dërgojë topin në rrjetë nga një pozicion tepër i vështirë.

Por vetëm pak minuta më pas Parisit i vështirësohet puna kur Thiago Motta del me karton të kuq pasi shkeli kundërshtarin gjatë një dyluftimi. Përsëritjet tregojnë se arbitri mund të jetë nxituar me kartonin e kuq, dhe mbase paragjykimet vazhdojnë ta ndjekin mesfushorin italian. Por goli i dytë i Mbappe në minutën e 25’ i dha qetësinë e duhur vendasve. Golin e dytë ia përgatiti Kurzawa nga e majta.

U duk sikur PSG do të arrinte të kontrollonte ndeshjen megjithëse me një lojtar më pak por situata ndryshon në minutën e 75’ kur Ekambi ngushton diferencën duke i dhënë shpresë vizitorëve të cilët dalin në sulm për të gjetur golin e dytë.

Më shumë nga Ligue 1