Kampionatet në Europë

Mbappé ishte afër nënshkrimit me RB Leipzig më 2015

Drejtori sportiv i RB Leipzig, Ralf Ragnick, ka thënë se klubi gjerman ishte afër nënshkrimit me sulmuesin francez Kylian Mbappé, tani në shërbim të PSG-së. Ragnick tha se në janar të vitit 2015, kur klubi gjerman konkuroi në Bundesliga 2, filluan negociatat, por transferimi dështoi për shkak të largimit të trajnerit të Leipzig. “Problemi u ngrit kur u ndamë nga trajneri ynë, Alexander Zorniger, pak pas dimrit të vitit 2015. Në atë kohë nuk e dinim se kush do të ishte trajneri ynë i ardhshëm, ndaj bisedimet u frenuan. Babai Kylian më tha se, cilido të jetë trajneri i ardhshëm, ju siguroj që do ta besonte djalin e tij menjëherë, por në shkurt të vitit 2015 ai nuk mundi ta bëjë atë premtim”. Mbappé mbeti te Monako derisa merkatoja e kësaj vere i dha mundësinë të shitej për 180 milionë euro te PSG.

Më shumë nga Kampionatet në Europë