Ligue 1

Mbappé mbron veten nga “Football Leaks”: I paguaj një më një taksat e mia

Ylli i ri i PSG, Kylian Mbappé, thotë se i paguan taksat që korrespondojnë me të gjitha të ardhurat e tij, jo siç pretendohet nga disa media. “Unë dua të sqaroj se i paguaj të gjitha taksat e mia në Francë, për të gjitha të ardhurat”.

Mbappé shpjegoi në një intervistë të transmetuar sot nga stacioni “France Info” informacionet e publikuara nga “Mediapart” dhe “Football Leaks” mbi nënshkrimin e tij për PSG, në verën e vitit 2017:

“Janë lajme krejtësisht të rreme, ato që thonë se kam kërkuar nga ekipi të paguajë 10 milionë euro taksa, që do të më korrespondonin me mua. Gjëja më e rëndësishme nuk ishin paratë e taksat, kur zgjodha PSG, por çfarë mund të jepja për klubin më të mirë në Francë dhe si ta vazhdoja përparimin tim si futbollist. Unë e zgjodha PSG në mënyrë krejt të natyrshme”.

Më shumë nga Ligue 1