Futboll

Mbappe më i mirë se Messi! E thonë statistikat… fiton 5-0

Numrat nuk gabojnë kurrë, ose thuajse. Normalisht të thuash se Kylian Mbappè është më i fortë se Messi mund të duket si blasfemi, por kurrë aq sa titulli që i dedikon “Marca”: “Messianic”. Nuk është e lehtë të mendosh se dikush mund të jetë më i fortë se argjentinasi, por numrat dhe statistikat janë në anën e francezit, që kur vjen puna te shifrat nuk ka asgjë për të patur zili nga argjentinasi. Ja cilat janë disa nga krahasimet e statistikave mes kampionit të botës në fuqi dhe Messit, kur argjentinasi kishte moshën e francezit.

Në kampionat, Kylian Mbappé ka shënuar plot 37 gola deri tani, të gjithë në Ligue 1 me fanellat e Monaco dhe të PSG. Kampioni argjentinas, në moshën 19 vjeçare kishte shënuar vetëm 15 gola në karrierë, por të gjithë me fanellën e Barcelonës. Franca…në avantazh, 1-0.

Po në kupat kombëtare? Sërish dominim i Mbappé. Coupe de la Ligue ka parë kampionin e botës të festojë plot 9 herë, ndërsa Lionel Messi, në vitet e debutimit kishte shënuar vetëm një gol në klasifikimin e ndeshjeve të zhvilluara në Copa del Rey. Transalpini dyfishon, 2-0.

Këtu epërsia e Kylian Mbappè është ekstremist e theksuar. Në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, francezi ka shënuar plot 12 gola, ndërsa Messi, duhet rikujtuar se kishte shënuar në moshën e tij vetëm dy gola. Për të lënë pa frymë, për nga norma kur flitet për “Pleshtin”, por gjithsesi mbeten vetëm dy. Kështu… tripletë e Mbappe, 3-0.

Nëse në krahasimet e mbetura, i shkreti numri 10 i blaugranave, në fakt, në moshën e Mbappe, Leo mbante fanellën numër 19, ka humbur, me përfaqësuesen, statistikat e Messi nuk ka nevojë fare që të krahasohen. Rezultati është në favor të kampionit të botës, të sapo shpallur kandidat favorit për “Topin e Artë” dhe të njëjtin trofe për të rinjtë. Shifrat flasin për një diferencë 9 gola të francezit ndaj 2 të argjentinasit. U bënë 4-0.

Edhe këtu, në sfidën se kush prej tyre ka shënuar më shumë gola në 90 minuta, ehh i shkreti Messi, fiton sërish Mbappe. Francezi ka shënuar dy tripleta, madje edhe një poker. Argjentinasi në moshën 19-vjeçare kishte arritur të shënonte vetëm një tripletë. Sikurse është kuptuar, për Messin nuk ka asgjë më për të bërë. Rezultati final është 67-20 në favor të francezit Mbappe. Një gjë është e qartë, Messi nuk mund të kthehet pas në kohë, për të mundur Mbappe, ndërsa francezi ka të gjithë kohën për të parakaluar numrat dhe statistikat e fenomenit argjentinas.

Më shumë nga Futboll