Champions League

Mbappe: Natyrisht që mund ta eliminojmë Real-in

Kylian Mbappe, i sapo shpallur lojtari më i mirë i ri i 2017-ës në Francë, beson se skuadra e tij mund ta mposhtë Real Madrid-in në përballjen e dyfishtë që do të zhvillohet shkurtin e ardhshëm në Champions League.

Në një intervistë të dhënë për një televizion francez, sulmuesi i PSG ka thënë: “Natyrisht, PSg mund të fitojë ndaj Real Madrid, nëse ne nuk e besojmë këtë, atëherë kush mund ta besojë?”, ka thënë ai për “Telefoot”.

“Do të punojmë deri në shkurt për të qenë gati kur të vijë koha”. Mbappe ka thënë edhe se nuk është mërzitur kur shorti e ka vënë PSG-në e tij përballë madrilenëve. “Reagimi im ka qenë i natyrshëm”, tha francezi.

“Nëse do të fitosh Champions-in, duhet të përballesh me më të mirët dhe Real është një prej më të mirëve. Do të jetë një ndeshje e madhe, na takon ne të tregojmë vlerën tonë”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League