Connect with us

Futboll

Mbappe te PSG, zbulohen detajet e transferimit

Raportohet se Paris Saint-Germain do të nënshkruajë me sulmuesin e Monaco, Kylian Mbappe në një marrëveshje që do të kapërcejë shumën rekord të £200 milionë, të transferimit të Neymar nga Barcelona. Sipas Duncan Castle të “Sunday Times”, transferimi do të realizohet me klubin kryeqytetas që do të paguajë një shumë fillestare prej £173 milionë në arkën e klubit të Monaco, për Mbappe. “Gjithsesi, një seri bonusesh që varen nga performanca e lojtarit do t’i sigurohen Monaco’s, çka do të bëjë që shuma totale e transferimit të sulmuesit të shkojë përtej £200 milionët e shpenzuara nga PSG për blerjen e Neymar nga Barcelona”, shkruan Castles.

Rezultate imazhesh për mbappe psg

Sipas raportimeve të tij, PSG është shndërruar në një dhimbje koke për Real Madrid, pasi kampionët e Spanjës dhe të Europës e konsideronin të siguruar 18-vjeçarin e Monaco. Blerja e Neymar për një shumë rekord përfaqësonte një arritje për PSG. Por, nëse do të arrijë të mundë Real Madrid në garën për talentin më të bujshëm të momentit, atëherë PSG do të realizonte një blerje akoma edhe më sinjifikative. Sikurse raportohet nga Dermot Corrigan i ESPN FC, që i referohet spanjolles “Marca”, PSG është aq i dëshpëruar për të nënshkruar me sulmuesin 18-vjeçar, sa që ofron një pagesë neto prej 18 milionë euro në sezon për Mbappe, ndërkohë që Real Madrid ofron 7 milionë euro neto.

Rezultate imazhesh për mbappe psg

Ndonëse shuma e përfolur për një futbollist që është vetëm 18 vjeç konsiderohet stratosferike, Mbappe ka qenë mbreslënës gjatë sezonit 2016-17. Sulmuesi i ri i talentuar ishte protagonist kryesor në triumfin e Monaco në kampionatin e Ligue 1. Ai realizoi një rritje progresive, duke e nisur si zëvendësues, për tu shndërruar në një titullar kryesor të padiskutueshëm, duke u përshtatur përkrah Radamel Falcao dhe Bernardo Silva. Lëvizjet e Mbappe janë elektrizuese dhe finalizimi i tij kapërcen moshën e re. Ekzistojnë të gjitha potencialet që 18-vjeçari të bëhet në të ardhmen futbollisti më i mirë në botë, diçka që PSG dhe Real Madrid e kanë konstatuar. Pasi humbën titullin pikërisht përballë Monaco vitin e kaluar, duket se PSG po ndërmerr hapa të sigurtë për të dominuar në futbollin francez dhe përtej, për një kohë të gjatë.

Më shumë nga Futboll